Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës i LDK-së, Arban Abrashi, së bashku me asambleistin e AAK-së, Gent Begolli, takoi të enjten kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega Prishtinë, Fatmir Sopi, të cilit i kanë premtuar përkujdesje institucionale dhe përfaqësim në Komunën e Prishtinës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Pjesë e politikave tona është një qasje gjithëpërfshirëse. Ne i çmojmë lartë meritat e organizatave të luftës, prandaj do t’i përkrahim përmes projekteve konkrete. E para për vet funksionimin e organizatës dhe hartimin e projekteve për vet mirëqenien e veteranëve qoftë me zgjidhje të vendbanimit, punësimit apo format e tjera të përkrahjes. Kryesorja është që do të bashkëpunojmë dhe dera e hapur do të jetë gjithmonë për veteranët”, ka thënë Abrashi, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAbrashi pohoi se kategoritë e dala nga lufta janë anashkaluar nga komuna në katër vitet e shkuara, por kjo do të përfundojë më 19 nëntor me fitoren e LDK-së.
Ndërkaq Fatmir Sopi kryetar i Organizatës së Veteranëve, dega në Prishtinë, u shpreh se deri tani nuk ka pasur bashkëpunim të dëshiruar me komunën e Prishtinës, përkundër insistimit të tyre të vazhdueshëm.
“Deri tani nuk ka pasur bashkëpunim të duhur. Kryetari aktual na ka injoruar, nuk ka pranuar as takim njoftues me ne, mirëpo ne si organizatë jemi mbipartiak dhe i mirëpresim të gjithë kandidatët për kryetarë. Andaj me zgjedhjen e kryetarit të ri, ne do të presim bashkëpunim më të madh me komunën”, ka thënë Sopi.