Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Kusari – Lila premton rregullimin e infrastrukturës në fshatin Kusar

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, pasditen e sotme ka qëndruar në Kusar, ku është takuar me banorët e këtij fshati, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kusari – Lila , ka folur për rëndësinë e daljes në zgjedhje më 19 nëntor dhe vazhdimin e rrugëtimit drejt zhvillimit të Gjakovës, me theks të posaçëm në realizimin e projekteve konkrete për infrastrukturën bazike në zonat rurale, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“U rikthyem në fshatin Kusar, shumë krenar për gjithë atë se çfarë kemi arritur të realizojmë, por edhe për të marrë përgjegjësi të reja për mandatin e dytë. Përmbyllja e infrastrukturës bazike dhe fillimi i realizimit të projekteve të reja të zhvillimit janë në fokus të programit tonë për katër vitet e ardhshme. Kusari, Doli, Godeni dhe Pjetërshani janë fshatrat me natyrën më të bukur në Komunën e Gjakovës, andaj përkushtimi jonë do të jetë akoma më i madh për të realizuar jo vetëm rrugë por edhe projekte konkrete që nxisin zhvillimin e turizmit”, tha ndër të tjera Kusari – Lila.