Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Ahmeti prezanton planet e tij për Bardhoshin

Në fshatin Bardhosh, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti foli për disa nga projektet e tij konkrete që do t’i realizojë në këtë fshat.

“Përveç investimeve infrastrukturore që kanë filluar, me shtrimin e rrugëve dhe zgjerimin e ndriçimit publik, Bardhoshi shumë shpejt do të bëhet me parkun rekreativ-sportiv që përfshinë fushën e basketbollit, tavolinat e pingpongut, shtigjet e këmbësorëve dhe ulëset për pushim”, ka thënë Ahmeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tashmë kemi ndarë buxhetin që në vitin e ardhshëm ta ndërtojmë në Bardhosh çerdhen e re me bazë në komunitet, çerdhe kjo shumë e nevojshme për këtë fshat”, shtoi ai.