Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari Lila, pasditen e sotme ka qëndruar në fshatin Novosellë, ku ka zhvilluar një takim me banorët e këtij fshati.
“19 nëntori është datë e veçantë e cila përcakton fatin e Gjakovës për katër vitet e ardhshme. Nuk guxojmë të rrezikojmë që të rikthehemi para vitit 2013, ku Gjakova kishte periudhën e regresit dhe të mos zhvillimit. Gjakova e ka një të kaluar të lavdishme, për më shumë e ka paguar një çmim të lartë, si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës, tash është koha e zhvillimit me njerëz progresiv që bazën e kanë me shkollim dhe profesionalizëm, e të cilët do të angazhohen që me mund dhe punë këtij vendi t’i dhurojnë ditë më të mira”, tha ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari-Lila.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana tjetër, banorët e fshatit Novosellë, sipas komunikatës së Alternativës, kanë shprehur mirënjohjen për të gjitha investimet që janë bërë në këtë fshat gjatë katër viteve të fundit.