Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Ferizaj, ka njoftuar anëtarësinë dhe qytetarët e Ferizajt se pas analizës së gjatë të gjendjes politike në strukturat udhëheqëse, si në nivel lokal dhe po ashtu në atë qendror, ka vendosur të ketë qëndrim neutral ndaj dy kandidatëve për kryetar që janë tanimë në balotazh më 19 nëntor.
“Parimet e Lëvizjes Vetëvendosje në çdo nivel janë që të qëndrojë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe qytetarit. Lëvizja Vetëvendosje nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit doli edhe më e fuqishme, duke u rritur si për nga vota fizike, ashtu edhe në përfaqësim në asamblenë komunale”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizjes Vetëvendosje thotë se do të jetë një opozitë konstruktive dhe zëri i qytetarëve, në mbrojtje të interesit publik dhe qytetar.
“Me këtë rast dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë votuesit të cilët kanë përqafuar programin dhe alternativën e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka përfunduar komunikata e VV-së.