Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur një tubim sot në Livoç të Epërm, që sipas njoftimit të partisë së tij, nuk do t’i japin asnjë votë kundërkandidatit Sami Kurteshi nga VV në balotazhin e 19 nëntorit.
Sipas LDK-së, mbështetja në Gjilan për Hazirin po vazhdon të rritet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Faleminderit të gjitha lagjeve të Livoçit të Epërm për këtë mbështetje. Përfundimisht ky fshat është bërë pjesë e zonës urbane me investimet që i kemi realizuar në mandatin e kaluar. Ne koalicionin e kemi me Livoçin dhe me qytetarët. Më 19 nëntor e presim rikonfirmimin për t’i vazhduar punët e hajrit”, ka thënë Haziri.
Haziri ka premtuar “investime të mëdha” nëse fiton mandatin e ri. Ka përmendur ndërtimin dhe standardizimin e trotuareve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërkaq projekti më i madh është ai i ndërtimit të rrugës katër korsi hyrëse dhe dalëse Gjilan-Prishtinë.