Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Istog ka njoftuar se nuk do të mbështesë kandidatin e LDK-së, Haki Rugova dhe atë të AAK-së, Gani Dreshaj në balotazhin për këtë komunë që mbahet më 19 nëntor.
Vetëvendosje në një komunikatë njofton se në zgjedhjet qendrore vota për këtë parti është rritur për 120 për qind, ndërsa në ato lokale vota është trefishuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zgjedhjet nacionale të 11 qershorit dhe ato lokale me 22 tetor ishin jashtëzakonisht të rëndësishme. Në këto zgjedhje u konfirmua vullneti për ndryshim në mbarë Republikën. Vota qytetare e dyfishoi Lëvizjen VETËVENDOSJE! në nivel vendi, sikurse në zgjedhjet nacionale, ashtu edhe në ato lokale”, thuhet në njoftimin e degës së VV-së për Istog.
“Në Istog, trendi i rritjes ishte edhe më i madh se në nivel vendi. Më 11 qershor, vota për VETËVENDOSJE!-n në Istog është rritur 120%. Kurse, në zgjedhjet lokale vota jonë u trefishua, sikurse ajo për kryetar komune, edhe ajo për Kuvendin Komunal”, thuhet më tej.
“Megjithatë, nuk ia dolëm që të hyjmë në balotazh. Ndaj në Istog, më 19 nëntor, pjesë e balotazhit do të jetë kryetari aktual i cili vjen nga LDK, Haki Rugova, dhe kandidati nga AAK, Gani Dreshaj. Istogu ka nevojë për një qeverisje që mundëson ndryshim progresiv. Këtë ndryshim e mundëson vetëm Lëvizja Vetëvendosje!”.
“Kësisoj, nuk do ta mbështes asnjërin kandidat të Istogut në balotazh më 19 nëntor” thuhet veç të tjerash në këtë komunikatë.