Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Kush nga PDK-ja po e mbështet kandidatin e VV-së në Kamenicë

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk i kanë raportet aq të mira mes vete, së paku jo publikisht.

Zyrtarë të lartë të VV-së shpeshherë kanë akuzuar krerët e PDK-së për të gjitha “të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës” , transmeton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këso akuzash ka pasur edhe në Kuvend në mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së, ndërsa në vitin 2012 zyrtarë të dy partive janë përfshirë në një rrahje mes vete në oborr të Kuvendit.

Por është dikush nga PDK që po përkrah publikisht një kandidat të Vetëvendosjes për kryetar të një komune.

Është Rrustem Mustafa ai që nëpërmjet komenteve të tij po i jep përkrahje të plotë Qëndron Kastratit, kandidatit për kryetar të Kamenicës.

Qëndron Kastrati është djali i dëshmorit Isa Kastrati, ushtar i Zonës Operative të Llapit, komandant i së cilës ka qenë Rrustem Mustafa.

Image