Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se kryetari aktual dhe kandidati i VV-së për një mandat të dytë, Shpend Ahmeti, gjatë udhëheqjes së tij katërvjeçare ka qenë i detyruar t’i raportojë sekretariatit të partisë për punën dhe zhvillimet brenda komunës.
Ai në Rubikon të KTV-së ka paraqitur një deklaratë, në të cilën, sipas tij, Ahmeti i raporton partisë për protestat në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai raporton për shkatërrimin e qytetit dhe edhe kjo më dallon nga ai”, theksoi ai.
Me këtë Abrashi thotë se Ahmetit i pamundësohet të jetë i lirë në punën e tij, nuk mund të marrë vendime si kryetar dhe nuk mund të ushtrojë lirshëm rolin e tij.
“Jam i lirë të punoj dhe të implementoj vizionin tim për Prishtinë më të mirë derisa mendoj që kryetari aktual është i kontrolluar nga partia dhe duhet t’u raportojë. Nuk ka kontroll apo nuk ka pas kontroll ndaj drejtorëve të cilët kanë vepruar në mënyrë të pavarur”, ka thënë ai.
{gallery}