Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se koalicioni i kundërkandidatit të tij për balotazhin e 19 nëntorit, Shpend Ahmetit të VV-së me AKR-në dhe Selim Pacollin, ka ndodhur për shkak të presionit nga sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli.
“Jam takuar edhe unë me Selim Pacollin, por s’ka pas lëvizje konkrete. Ka pas një takim sipërfaqësor, por siç duket ka qenë presioni i Rrahim Pacollit që të realizohet koalicioni me VV-në. Kemi parë fotot dhe ajo që diskutohet është që AKR ka pasur presion nga Rrahim Pacolli”, ka thënë Abrashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Rubikon të KTV-së, Abrashi ka thënë se koalicioni i tij me Arbër Vllahiun dhe AAK-në është plotësisht i natyrshëm “sepse të dy partitë i takojnë krahut të djathtë”.
Abrashi ka thënë se nuk planifikon koalicione të tjera në Prishtinë dhe se është i bindur që do të përmbysë rezultatin e raundit të parë në të cilën Ahmeti doli i pari me rreth 7 mijë vota më shumë se Abrashi.