Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Haziri premton ndryshim të madh në Gjilan

Kryetari i Gjilanit dhe kandidati i LDK-së për një mandat të radhës, Lutfi Haziri, ka premtuar ndryshim të madh në komunën e Gjilanit.

Ai ka premtuar zgjerimin e zonës urbane dhe ndërtimin e të gjitha rrugëve të vogla.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto premtime ai i ka dhënë në tubimin e përbashkët të nëndegëve të “Xhamisë së Vogël, “Iliria” dhe “Qendra”.

“Ne kemi thënë që nuk do të organizojmë fushatë, por do t’ju falënderojmë që na keni bërë krenarë dhe fitues të mëdhenj. Besoj se do të vazhdoni fuqishëm dhe ta rikonfirmojmë fitoren tonë të madhe më 19 nëntor. I ftoj të na bashkangjiten edhe ata që kanë pasur hezitime më 22 tetor sepse me neve fitojnë të gjithë”, ka thënë Haziri. “Do ta përfundojmë lumin Mirusha, do të vazhdojmë me zgjerimin e zonës urbane, ndërtimin e të gjitha rrugëve të vogla. Gjatë katër vitet e ardhshme do të ndodhë ndryshimi i madh në Gjjilan. Poashtu, Gjilani do ta kërkoj hisen e vet buxhetore në Qeveri sepse ky është kontribut i qytetarëve në buxhet”.

Hairi më 19 nëntor, në raundin e balotazhit, do të përballet me Sami Kurteshin e VV-së.