Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Kusari – Lila: Vulën e lirisë e mbanë populli dhe jo partitë politike

Në kuadër të fushatës së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka filluar ditën me aktivitete në Bashkësinë e Dytë Lokale të qytetit.

Aty ajo është pritur nga numër i madh i banorëve të lagjes “Mulla Jusuf”, para të cilëve ka shpalosur objektivat qeverisëse për mandatin e dytë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shenjat e kësaj lagjeje dhe kësaj pjese të rëndësishme të qytetit të Gjakovës duhet të vlerësohen me konsideratën më të lartë pa asnjë dallim. Ata që po pretendojnë të rikthehen në pushtetin lokal në Komunën e Gjakovës, këtë lagje në qeverisjen e tyre e kanë ndarë e përçarë, pa i kursyer edhe vlerat e luftës të cilat i kanë ndarë me parti. Vulën e lirisë e mbanë populli dhe jo partitë politike, andaj edhe në katër vitet të mandatit të parë kemi treguar se me punë dhe angazhim nderohet dhe lartësohet kontributi i gjithsecilit banor të Komunës së Gjakovës.

Jam shumë e lumtur që në këtë mandat kemi arritur të përmbyllim infrastrukturën e kësaj bashkësie lokale, kurse për katër vitet e ardhshme në këtë pjesë të qytetit do të jemi të angazhuar në projekte zhvillimore”, tha ndër të tjera kandidatja për mandatin e dytë në krye të Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Image