Kandidatja e Alternativës për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, pasditen e sotme ka takuar disa nga djemtë e luftës së fundit në Gjakovë, veteranë të UÇK-së.
Me këtë rast, Kusari-Lila ka thënë se liria nuk blihet, nuk kushtëzohet, nuk ka çmim që e paguan dhe nuk ka mekanizëm që e kushtëzon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pazaret e javëve të fundit me statusin e veteranit janë përpjekja e fundit e mjeruar e atyre që afati ju ka skaduar moti, ndërsa me 19 nëntor do të kuptojnë që qytetarët e komunës së Gjakovës janë të përcaktuar kah e ardhmja dhe zhvillimi dhe jo nga e kaluara dhe degradimi”, tha ndër të tjera, Kusari-Lila.