Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Kusari Lila: Në mandatin e dytë Gjakova me më shumë tregje moderne

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ditën e sotme e ka filluar me takime të shumta me qytetarët e Komunës së Gjakovës, në kuadër të ditës së parë të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Me këtë rast, Kryetarja Kusari Lila, ka vizituar tregun në Bllokun e Ri, i cili i shërben bashkësive më të mëdha lokale të qytetit, ku edhe është takuar me tregtar dhe qytetarë të rastit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vizitën në treg e zgjodha si aktivitetin tim të parë për fushatën e balotazhit, ngase jam e lumtur që gjatë mandatit katër vjeçar jemi munduar që të ndihmojmë sa më shumë bujq në mënyrë që të kemi sa më shumë prodhime vendore në tregjet e Komunës së Gjakovës. Gjithashtu, në vendin që po e vizitojmë sot, kemi hartuar një projekt të mirëfilltë dhe modern për dhënie në partneritet publiko privat, proces ky që është në fazën e përgatitjes së ankandit publik, e që do jetë një mundësi shumë e mirë për hapësira të mjaftueshme edhe për shitësit ambulant”, tha ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari Lila.