Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Vehapi: Do të jem bashkëpunëtori më i mirë i qytetarëve

Kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit Idriz Vehapi, ka thënë se gjatë 5 ditëve sa zgjat fushata për balotazh, do të takojë secilin qytetar për të bashkuar idetë në zhvillimin e Komunës së Rahovecit.

Vehapi është zotuar se do të jetë bashkëpunëtori më i mirë i qytetarëve të Komunës së Rahovecit, duke i ftuar ata që të dalin të votojnë në numër më të madh se në raundin e parë zgjedhor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam i bindur se kësaj here do t’i përgjigjeni më shumë ftesës për të votuar dhe do të shenjoni numrin 94, jo sepse aty është emri im, por sepse aty është mundësia më e mirë për të punuar bashkë për komunën e Rahovecit”, shkruan ndër tjerash Vehapi në Facebook.