Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Kuvendi i Pejës me 4 këshilltarë rugovas nga 35 sa ishin në lista

Treva e Rugovës përbën gjysmën e territorit të Komunës së Pejës. Mirëpo, ky fakt nuk pasqyrohet edhe në Kuvendin Komunal të Pejës, në të cilin numri i këshilltarëve nga kjo trevë po bie nga zgjedhjet në zgjedhje.

Në Pejë nuk është e panjohur se vota e rugovasve vendos gjithnjë për fituesin për kryetar dhe për subjektin në këtë komunë, shkruan sot “Koha Ditore”. Prandaj, edhe subjektet politike para zgjedhjeve, sidomos në këto 2 të fundit, po përfshijnë më shumë kandidatë nga kjo trevë në listat e për këshilltarë në KK.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për zgjedhjet e 22 tetorit në listat e gjitha subjekteve kanë figuruar emrat e 35 kandidatëve nga treva e Rugovës. Subjekteve i ka ndezur kalkulimi i bërë, por jo edhe kandidatëve, sepse prej gjithë atyre vetëm 4 kanë arritur të hynin në Kuvend. Rexhep Kurtbogaj dhe Agron Nikçi nga LDK-ja, Fjolla Dembogaj nga PDK-ja dhe Bashkim Lajçi i LVV-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.