Iniciativa Qytetare “Lista për Kaçanikun”, në Kaçanik, ka njoftuar se gjatë periudhës së fundit kohore brenda subjektit të tyre kanë ndodhur disa zhvillime të pa pritura duke e çuar e gjithë situatën në kundërshtim me projektin e këtij subjekti politik.
Sipas këtij subjekti, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit kanë arritur ta fitojnë vetëm një ulëse për KK, mirëpo fituesi i saj Ekrem Raka si bartës i listës me 501 vota, tashmë po synon ta përkrahë kandidatin e VV-së për kryetar të Kaçanikut Basri Kodrën. Ky subjekt me kohë kishte parim që të jenë neutral në balotazhin e 19 nëntorit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëpërmjet një komunikate për media “Lista për Kaçanikun”, në Kaçanik ka sqaruar se vazhdimisht të gjithë janë angazhuar për të marrë më shumë se një ulëse në KK, mirëpo duke e ditur se personi i parë i cili do të marrë këtë ulëse do të jetë Ekrem Raka.
“Të dashur qytetarë, duke i pasur parasysh të gjithë sakrificën, angazhimin dhe shpenzimet materiale, “Lista për Kaçanikun” konsideron se nuk e meriton që të përvetësohet apo kontrabandohet mandati i deputetit i fituar nga kandidatët e saj e i dhuruar nga vota e qytetarëve nga mbarë komuna e Kaçanikut. Kohën e fundit, fituesi i ulëses në KK, Ekrem Raka, e ka publikuar në Facebook një fotografi me Basri Kodrën, kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kaçanikut, i cili do të përballet në balotazhin e 19 nëntorit”, thuhet në komunikatën e IQ-së “Lista për Kaçanikun”.
Sipas tyre postimi i Rakës në kohën e balotazhit, me të drejtë është nënkuptuar dhe kuptuar si mbështetje e kandidatit Basri Kodra. Por IQ-ja ka njoftuar se për një takim të tillë nuk është konsultuar dhe as nuk është pyetur nga themeluesit e kësaj iniciative... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.