Nga 1 tetori i 2008-ës, Pallati i Rinisë në kryeqytet është nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Kurse, gati një dekadë pas, është bërë hapi i parë konkret për kthimin e kësaj ndërmarrjeje nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë kërkesë zyrtare për këtë, e ka bërë më 16 tetor kryeministri, Ramush Haradinaj.
Në AKP kanë konfirmuar fillimin e procesit pas pranimit të kërkesës.Sipas zyrtarëve të AKP-së, “Pallati i Rinisë” nuk paraqet ngarkesë buxhetore për Agjencinë e as Buxhetin e Kosovës, pasi ka qarkullim stabil financiar dhe mbulon shpenzimet e veta.
Megjithatë, gjendja në një pjesë të objektit nuk është e mirë.
Bizneset që operojnë në këtë pallat nuk duan të flasin para kamerës, e prapa saj, thonë se ata janë dëmtuar më së shumti nga zvarritjet për zgjidhjen e statusit të ndërmarrjes.
Ndërtesa, njëra ndër ikonat e kryeqytetit, edhe para kërkesës së kryeministrit, u bë premtim i pothuajse të gjitha partive në rundin e parë të zgjedhjeve.