Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti prezantoi sot projektin e parkut të ri që do të ndërtohet vitin e ardhshëm në lagjen Arbëria.
“Në vitin 2013, në lagjen Arbëria, e gjetëm një deponi të madhe ilegale të cilën e pastruam menjëherë. Në skaj të asaj hapësire, ndërtuam rrugën që e lidhë lagjen Arbëria me lagjen Kodra e Trimave. Hapësira që përdorej si deponi ilegale do të rigjenerohet dhe do të shndërrohet në park rekreativ-sportiv”, tha Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi theksoi se projekti tashmë është gati, dhe e kemi ndarë buxhetin për ta realizuar gjatë mandatit të ardhshëm. “Do të ketë fushë të futbollit, basketbollit, lojëra për fëmijë, shëtitore, si dhe jemi shikuar mundësinë e ndërtimit të një shtegu ku mund të ushtrojnë skiatorët edhe jashtë sezonit dimëror”, u shpreh Ahmeti .