Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Dreshaj e zyrtarizon një marrëveshje për balotazh, paralajmëron të tjera

Kandidati për kryetar të Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj e ka zyrtarizuar marrëveshjen e parë për koalicion.

Dreshaj ka bërë marrëveshje me Iniciativën e Pavarur të Istogut që drejtohet nga biznesmeni, Arif Elshani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me Arif Elshanin edhe zyrtarisht jemi bashkë në balotazhin e 19 nëntorit. Jemi bashkë për të mposhtur të keqen dhe për t'i hapur rrugë të mirës në Istog. Kam respekt të madh për këtë person dhe njerëzit e vlerave që janë të rreshtuar prapa tij”, ka shkruar Dreshaj në profilin e tij në Facebook.

“Ky koalicion nuk do të jetë i vetmi në balotazh pasi që vullneti për ndryshim është te secili person, te secili subjekt dhe ju garantoj se qeverisjes së dobët të Haki Rugovës në Istog po i vjen fundi”, shkruan Dreshaj.