LDK dhe Vetëvendosje në Gjilan kishin planifikuar tubime në stadiumin e qytetit, në kuadër të fushatës për balotazh.
Por kërkesat e klubeve të qytetit, Dritës dhe Gjilanit, që të mos u dëmtohet fusha me tubime politike, janë marrë parasysh dhe partitë do të gjejnë lokacione të tjera për këto tubime, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori gjeneral i KF Drita Feti Murseli një kërkesë të tillë, e ka bërë në rastin e fillimit të punimeve për rindërtimin e stadiumit të qytetit dhe të njëjtën e ka mbështetur edhe drejtori i Gjilanit, Florim Zuka.
Kryetari aktual dhe kandidati për një mandat tjetër, Lufti Haziri, pavarësisht që kishin nisur përgatitjet për tubimin, tha se do të respektojnë kërkesën.
Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje thanë se tashmë janë vendosur për të ndryshuar lokacionin.