Një marrëveshje partiake por në objekt të Komunës së Prishtinës është nënshkruar ndërmjet Vetëvendosjes dhe Aleancës Kosova e Re. 11 ditë para rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, këto dy parti janë bashkuar në garën për kryeqytetin.
Pasi lavdëroi fushatën e Selim Pacollit në rundin e parë, Shpend Ahmeti ka thënë se me ish-konkurrentin e tij ka harmonizuar programet. Ahmeti u shpreh i bindur se në mandatin e ri do ta kenë shumicën edhe në Kuvendin Komunal, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProgrami, sipas Selim Pacollit, ka qenë arsye pse ai zgjodhi bashkëpunimin me Shpend Ahmetin, para Arban Abrashit. Ata u shprehën të hapur edhe për koalicione me parti tjera, por thanë se ato do t’i diskutojnë se bashku.
Nga afër, zyrtarizimin e marrëveshjes në Prishtinë e përcolli kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili më 19 nëntor, në balotazh, do të garojë kundër Valdete Idrizit të PDK-së.
E në orët e pasdites, Bahtiri zyrtarizoi koalicionin mes AKR-së e Vetëvendosjes.
Në të njëjtën ditë, rivalja e Bahtirit në Mitrovicë, Valdete Idrizi, nënshkroi marrëveshjen e koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.