Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

LDK nënshkruan “marrëveshje për bashkëqeverisje” me AKR-në në Kamenicë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë nënshkruar gjatë ditës së sotme një “marrëveshje për bashkëqeverisje” për mandatin e ardhshëm qeverisës.

Kryetarët e dy subjekteve politike në këtë komunë, Shaip Surdulli (LDK) dhe Fatmir Matoshi (AKR) u shprehen të kënaqur me arritjen e koalicionit siç e quajtën “Koalicion i fitores për Kamenicën”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Koalicioni i fitores për Kamenicën fton të gjithë qytetarët pa dallim bindje politike dhe përkatësie etnike të mbështesin ofertën tonë për zhvillimin e Kamenicës, për një qeverisje të drejtë, transparente e demokratike”, thuhet në komunikatën e LDK-së, dega në Kamenicë.