Rimat e ish-liderit të Albin Kurtit në fjalimet e tij zgjedhore në Prizren, sipas kandidatit të kësaj partie për të parin e komunës, Mytaher Haskuka, përkojnë me përvojën e tij në luftimin e korrupsionit.
Kurti mes rimave të tij kishte thënë se “me Mytën e mbytim korrupsionin”. Kjo sipas Haskukës, kishte të bëjë me punët e mëhershme të tij në hulumtimet që kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam person që nuk e duroj keqqeverisjen edhe keqmeanxhimin, në këtë aspekt kam qenë gjithë kundër këtyre gjërave, edhe në Parlament, edhe më përpara, në organizatat e ndryshme në të cilat kam punuar”, ka thënë Haskuka. “Kam qenë një prej ideatorëve të hulumtimeve të cilat kanë të bëjnë me perceptimin e korrupsionit dhe luftimin e korrupsionit bashkë më USAID, UNDP dhe organizata tjera të cilat kam punuar, pra Albini e ka thënë në mënyrë figurative”.