Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 22 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t'i shpallë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta për kryetarë të komunave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në zgjedhjet lokale, për kryetar të komunave, numri i përgjithshëm votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të konfirmuara, ka qenë rreth 11 mijë.