Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka përmendur kandidatët më të votuar për Asamble nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e më pas i ka krahasuar me ata të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ka përmendur Halim Halimin, Agim Gashin, Shefki Gashin dhe Sami Salihun, ka përmendur punët që kanë bërë në të kaluarën, e për njërin tregon edhe lidhjet familjare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kësaj, ka krahasuar ata me kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ata janë shembuj për tërë regjionin.
Postimi i Ahmetit në Facebook:
Në LDK ndër kandidatet me te votuar per Asamble
1. Halim Halimi (ish drejtor i arsimit e administrates)
2. Agim Gashi (ish drejtor i arsimit dhe sherbimeve publike
3. Shefki Gashi (ish nenkryetar i komunes)
4. Sami Salihu (djali i Feim Salihut, drejtorit te Pastrimit që na saboton përdite me bërllog)
Në LVV ndër kandidatët më të votuar për Asamble
1. Arben Vitia - drejtori që bëri revolucion në shëndetësi
2. Nora Kelmendi - drejtoresha që pastroi katastrin nga krimi
3. Genc Bashota - drejtori që shtyri reformen në Trafik Urban e përgatiti projektet madhore për parkingjet
Opcionet janë të qarta, kthimi në kaos, nepotizëm e klientelizëm, apo ecja përpara me zhvillim, e shembuj për krejt regjionin. Kësaj radhe me fuqi në Kuvendin Komunal.
E kaluara vs. E Ardhmja
#mezemër
Por pas kësaj, ka reaguar Vlora Dumoshi, nga radhët e LDK-së, kandidatja grua më e votuar në Prishtinë.
I ka thënë Ahmetit se ka harruar ta përmendë atë, e më pas i ka radhitur punët që ajo i ka bërë gjatë mandatit të saj.
Postimi i Dumoshit në Facebook:
Me paske harruar edhe mu, Vlora Dumoshin femrën më të votuar ne Prishtine, që si Drejtoreshë e Drejtoriatit per Kulturë, Rini dhe Sport gjatë një mandati kam ndërtuar
47 terrene sportive nëpër lagje
11 kënde të lodrave për fëmijë
4 fusha tenisi në Taukbashqe
Qendrën rekreative për fëmijë me 13 shtëpiza në Germi
shtegun e vrapimit 500 m në Tauk Bashqe
Renovimin e pishinës së Gërmisë
Panoramën e bjeshkatarisë
Mbulojën në stadimumin e qytetit të Prishtinës
Objektin për qendrën rinore
Vendosjen e veglave të fitnesit në Taukbashqe
Terrene sportive për basketboll në Kodrën e Trimave në Bardhosh në Hajvali dhe te Vreshtat
10 kënde të lodrave
Restaurimin e Xhamisë së Çarshisë
Restaurimin e Hamamit të Madh
Qendrën rekreative e fëmijëve me 13 shtëpiza
Bibliotekën e Qytetit Hivzi Sylejmani ne Dardani
Renovimin e Teatrit DODONA
Pajisjen e Bibliotekës Hivzi Sylejmani me 7,629 ekzemplarë librash
Pajisjet për Arkivin e Prishtinës
Varrezat e Dëshmorëve
Furnizimin me libra për bibliotekën e qytetit dhe shkollat
KUDO - art në hapësira publike
Dhe subvienconova qindra libra gjate nje viti!
Mirëmbrëma...ose miremengjes Shpend!
Për ne, për dallim prej teje flet bota reale e ti vazhdo merru me botën virtuale!