Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Kryeziu i KDI-së parasheh koalicion PDK-LDK për Prizrenin

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryziu, parasheh se në Prizren, qytetin prej nga vjen edhe vet, do të ketë bashkëpunim në mes të PDK-së dhe LDK-së për rundin e dytë të zgjedhjeve më 19 nëntor.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kryeziu ka shkruar për atë që e ka quajtur “Prizreni, Balotazhi, Matematikat dhe Politikat Interesante”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duke marrë parasysh qëndrimet dhe deklaratat e deridjeshme të kryetarit të degës, kandidatit për kryetar dhe kryetarit të shtabit zgjedhor të LDK-së, vërtetë më habit fakti që dega e LDK-së në Prizren, sot qenka takuar me PDK-në, s’paska vija të kuqe për asnjërën parti në balotazh edhe potencialisht mundet me hy në koalicion me PDK-në”, ka thënë Kryeziu, përcjell koha.net. "Përndryshe ky rivalitet i deridjeshëm i deklaratave populiste, në rrugë e sipër për partneritet qeverisës. Mos thoni që s'janë politika dhe matematika interesante”, ka shkruar më tej ai.

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, është i pari në balotazh ndërsa garën do ta ketë me Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes. Kandidati i LDK-së, ish-deputeti Hatim Baxhaku, me të përfunduar zgjedhjet në 22 tetor, kishte akuzuar rëndë kreun e shtetit Hashim Thaçi për përfshirje në fushatë. Ai kishte thënë se nuk është në krye të Degës së partisë në Prizren, por sikur të pyetej nuk do të bënte koalicion me PDK-në, e siç kishte thënë “jo për shkak të inateve personale potenciale, por sepse PDK-ja i ka bërë shumë dëme Prizrenit”.

Kujtojmë se PDK-ja e AAK-ja garojnë në balotazhin e Rahovecit, derisa LDK-ja atje ka thënë se nuk do ta përkrahë as Smajl Latifin e AAK-së e as Idriz Vehapin e PDK-së.