Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, që në balotazh me Agim Aliun e PDK-së po kërkon një mandat të dytë, e ka akuzuar kundër-kandidatin për qeverisjen e tij deri në vitin 2013.
Sfarqa thotë se Aliu kishte shndërruar Ferizajn në një vend të kazinove.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kishte një vërshim eklatant”, ka thënë Sfarqa duke shtuar se kishte edhe afër shkollave.
Akuzat e tilla, kandidati i PDK-së, Agim Aliu i quajti vetëm propaganda.
Sfarqa ka pasur një përgjigje edhe për klubin e futbollit Ferizaj që përmes Facebookut ka paralajmëruar bojkot për shkak se nuk ka marrë paga qe dy muaj. Ai ka thënë se kjo është vetëm për politikë elektorale sepse përkrahja për sportin nuk ka munguar në qeverisjen e tij.