Arban Abrashi, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, përmes rrjetit social Facebook ka falënderuar qytetarët që e votuan më 22 tetor dhe u ka bërë thirrje që të edhe të tjerë ta votojnë “për ndryshim” më 19 tetor.
Më poshtë postimi i Arban Abrashit;
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tash që u numëruan 100% e votave për kandidatët për Prishtinë dhe kemi një rezultat final për raundin e parë, dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që votuan për të preferuarit e tyre me 22 tetor duke i bërë këto zgjedhje një festë të vërtetë demokratike.
Veçanërisht, dua të falënderoj 31.126 votuesit e mi që besuan në mua dhe në rrugën tonë të përbashkët drejt një qeverisjeje të re dhe të hapur në Prishtinë.
E kemi vetëm edhe një detyrë të fundit me 19 nëntor që përfundimisht ta sjellim ndryshimin dhe zhvillimin e dëshiruar për të gjithë. Dilni dhe votoni, me 20 nëntor fillon një periudhë e re për kryeqytetin tonë, ka shkruar Abrashi.