Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

LDK dhe AKR në Vushtrri nisin bisedimet për bashkëpunim në balotazh

Ferit Idrizi nga PDK dhe Xhafer Tahiri i LDK-së do të kërkojnë votën edhe njëherë para qytetarëve të Vushtrrisë, pasi do të garojnë në raundin e dytë për të parin e kësaj komune.

Tashmë, para se të fillojë edhe fushata zyrtare për garën e balotazhit, kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka nisur kontaktet me subjektet tjera që nuk arritën të futën në balotazh, për të bashkëpunuar në mënyrë që të fitoj garën kundër kandidatit të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tahiri, për një bashkëpunim të mundshëm ka takuar kandidatin e AKR-së, Nasuf Aliun, ku të dy kanë shprehur vullnet për të bashkëpunuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Këtë e ka konfirmuar edhe vet Aliu.

“Kemi pas dy takime, porse ende s’kemi diskutuar detaje. Kemi vullnet të dyanshëm. Këtë çështje duhet të shtrojmë në rend dite në kryesi dhe të marrim vendim, mirëpo po presim rezultatet nga KQZ finalisht ku jemi”, tha Aliu, raporton KP.

Ndërsa, Aliu thotë se janë të interesuar për ndryshim, duke nënkuptuar kështu se nuk do të bashkëpunojnë me kandidatin e PDK-së.

“Ne jemi të orientuar për ndryshim, ashtu siç po kërkon shumica e popullatës, porse së shpejti dalim me vendim konkret”, theksoi ai.

Në zgjedhjet e mbajtura të dielën partia e parë në Vushtrri ka dal PDK, me gjithsej 33,32 për qind, e pasuar nga LDK me 25,78 për qind, Lëvizja Vetëvendosje me 24,97 për qind, AKR me 8,08 për qind.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet me 19 nëntor.