Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është dënuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me 3,300 euro për përfshirje të fëmijëve në fushatë zgjedhore.
Ndaj këtij dënimi ka reaguar vet Mustafa të cilin e ka quajtur plaçkitje të partive politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMustafa thotë se ata fëmijë kanë shprehur dëshirën që të fotografohen me të gjatë një tubimi në fshatin Skortobishte dhe se për të është më e rëndësishme që të mos ua prish qefin fëmijëve sesa t’i përmbahet, siç tha ai, ‘një kodi anakronik’.
“Dënimet janë për të shërbyer si mjet edukativ. Ndërkaq këto dënime po përngjajnë më shume në një plaçkitje të partive politike”, shkruan Mustafa.