Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është dënuar me 3 mijë e 300 euro gjobë për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore.
Vendimi për dënimin është marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa bazuar në ankesën e BIRN dhe Internews Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas vendimit të PZAP-it, Mustafa shkeli kodin zgjedhor kur në postimin e tij të datës 17 tetor në profilin e tij të Facebook publikoi fotografi me fëmijë të cilët mbanin bluza me mbishkrimin Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton “Kallxo.com”.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet komunale 2017-ës është shoqëruar me shumë shkelje të kodit të zgjedhjeve nga ana e partive politike.
Ekipi i Monitoruesve të BIRN dhe Internews Kosova deri më tani ka dorëzuar 110 ankesa në PZAP prej të cilave partitë politike deri më tani janë dënuar me 98 mijë euro.