Në bazë të rezultateve që deri tash ka numëruar KQZ dhe të cilat i ka monitoruar DnV-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur më së shumti vota me kandidatët e saj për kryetarë komunash.
Sipas Albert Krasniqit, LDK në total ka grumbulluar 23.65 për qind të votave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrapa LDK-së mbetet PDK me 16.68 për qind, ndërsa si shkaktar sipas Krasniqit ka qenë largimi i kandidaturës në bastionin e kësaj partie, Skenderaj, për të përkrahur kandidatin e pavarur Bekim Jashari.
Vetëvendosje është e treta me 15.63 për qind në total, ndërsa AAK është e katërta me 11.24 për qind. Nisma për Kosovën është e pesta me 2.98 për qind.