Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Aliu: Fitoi platforma jonë e krijuar për qytetarët pa ngjyrime politike

Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agimi Aliu, ka thënë platforma e tij ka dalë fituese në zgjedhjet lokale.

Së pari ai ka komentuar se është një traditë që në Ferizaj zgjedhjet gjithherë kanë kaluar mirë, sepse siç ka thënë është një kulturë politike edhe e qytetarëve edhe partive politike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është konfirmuar se do të jetë një fitore e platformës tonë, e prezantuar para qytetarëve të Ferizajt. Platformë të cilën e kemi krijuar në bazë të nevojave të të gjithë qytetarëve të Ferizajt pa ngjyrime politike”, ka thënë ish-kryetari i Ferizajt.

“Është konfirmuar se do të ketë balotazh, por fitorja jonë është bindëse”, ka thënë ai.