Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Totaj: Rezultatet janë ato që kemi pritur, në balotazh fitojmë pa problem

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se rezultatet që kanë marrë nga terreni janë ato që kanë pritur nga këto zgjedhje.

Ai thotë se në këtë fazë ai me PDK-në kanë fituar 35 për qind, janë të parët e se në balotazh do të fitojnë pa asnjë problem.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rezultatet që i kemi janë ato që i kemi pritur, ato sillen rreth 35 për qind. Gjeografia e Prizrenit është ashtu që shpërndarja e votës është shumë e madhe dhe vështirë se mund të fitohet në raundin e parë. Por pres një fitore të sigurt në balotazh”, ka thënë Totaj për KTV-në.

Ai ka thënë se nuk është me rëndësi se cili nga kundërkandidatët do t’i bashkohet atij në balotazh.

“Për mua është me rëndësi që ne jemi të parët. Jemi të hapur për të gjithë për bashkëpunim për të mirën e Prizrenit”, ka thënë Totaj.