Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Abrashi: Vota e qytetarëve ka peshë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka votuar të dielën në Shkollën “Hasan Prishtina” dhe ju ka bërë thirrje të gjithëve shtetasve që ta shfrytëzojnë votën e tyre, e cila ka peshë për ndryshim dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

“Kam dalë që ta kryej obligimin tim qytetar. I ftoj të gjithë të tjerët, të rinjtë, të rejat, gratë, burrat, të moshuarit që ta shfrytëzojmë të drejtën e votës sepse vota e tyre ka peshë. Vota ka zërin e vet në qytetin e Prishtinës por edhe në qytete tjera”, ka thënë Abrashi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se nëpërmes të drejtës së votës mund ta bëjmë ndryshimin edhe përmirësimin e jetës së tyre.

“Vota ka peshë prandaj shfrytëzoni të drejtë që ua jep Kushtetuta”, ka thënë Kandidati i LDK-së për Prishtinën.