Demokracia në Veprim, e cila po i monitoron zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ka raportuar për një përleshje fizike në Graçanicë.
Po ashtu, sipas DnV-së, janë arrestuar edhe dy persona në Kllokot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo-Në shkollën “Kralj Milutin” në Komunën e Graçanicës, gjatë procesit të votimit ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa votuesve, për çka ka ndërhyrë policia duke i shoqëruar në stacion policor këta votues. Ky incident nuk ka ndikuar në pengimin e procesit të votimit dhe mund të cilësohet si incident i izoluar.
-Një anëtar nga radhët e Listës Serbe është arrestuar nga policia për shkak se para qendrës së votimit “Sveti Sava” në Kllokot ka tentuar të ndikoj tek votuesit duke i orientuar se kë ta votojnë.
Po ashtu në këtë qendër të votimit, policia ka arrestuar edhe një komisioner nga radhët e “Gradanska Iniciativa” për shkak se qëllimshëm ka dëmtuar kutinë e votimit duke e goditur atë.