Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

PDK e Gjilanit fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka uruar qytetarët e Gjilanit për, siç thuhet në komunikatën, “ditën më të rëndësishme për vendosjen e të ardhmes për Gjilanin”.

“Pa dyshim se këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë sepse ju e përcaktoni mënyrën e funksionalizimit të qytetit tonë. Prandaj, së bashku ne mund të jemi një shembull i mirë. Vota juaj vlen shumë”, thuhet në komunikatën e PDK-së së Gjilanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prandaj, kjo parti i ka ftuar të gjithë qytetarët e Gjilanit që të dalin në votim dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore.

“Në emër të Shtabit Zgjedhor të PDK-së dua t'i bëjë thirrje të gjithë personave përgjegjës që përcjellin për së afërmi procesin zgjedhor, që ta kryejnë detyrën e tyre ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe Ligji mbi Zgjedhjet e Republikës se Kosovës, dhe në këtë mënyrë të mbajmë zgjedhje demokratike, të lira dhe sipas standardeve ndërkombëtare”, përfundon komunikata e PDK-së së Gjilanit.