Nisma Qytetare për Ferizaj dhe kandidati i saj për kryetar të Ferizajt, Bashkim Fazliu (Migjeni), sot mbajti një konferencë për media, ku ripotencoi përmbushjen e të gjitha premtimeve përmes mentalitetit të inovacionit, duke filluar nga premtimi kryesor 10,000 vende pune të garantuara.
Ai me këtë rast shpalosi edhe disa detaje tjera të këtij zotimi, duke filluar nga ndarja prej buxhetit vetjak të komunës së Ferizajt nga 2 milionë euro në vit për krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe duke mbushur këtë buxhet edhe nga donatorë të ndryshëm. Ky buxhet vjetor për krijimin e vendeve të reja të punës fillimisht do të jetë rreth 10 milionë euro, gjithë kjo për të krijuar 10,000 vende të reja pune.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFazliu po ashtu falënderoi qytetarët për kulturën e treguar gjatë kësaj fushate.