Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Prioritetet e Cvetkoviqit për komunën e Leposaviqit

Kandidati i partisë GI Narodga Sloga për komunën e Leposaviqit, Nenad Cvetkoviq sot në “Debatin përnime” shpalosi programin e tij qeverisës për komunën e Leposaviqit. Nenad Cvetkoviq tha se prioritet për secilin në komunën e Leposaviqit do të duhej të ishte zhvillimi ekonomik për të cilin tha se ai është themeli, pasiqë potencialet ekzistojnë, shkruan rtv21.tv Ai më tutje tha se rëndësishme është që theksi të bie te zhvillimi i sportit, kulturës dhe rinisë, pasi që sot kjo është e domosdoshme për të krijuar siç tha parakushte të zhvillimit të shoqërisë.

Nenad Cvetkoviq përmendi edhe ndërtimin e infrastrukturës, që sipas tij janë parakushtet për zhvillimin e ekonomisë, bujqësisë dhe fushave tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo