Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me ekipin e tij, kanë vizituar sot kandidatin e pavarur të Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin.
Këtij të fundit, Limaj i ka ofruar mbështetje të plotë në garën për kryetar e po ashtu edhe përkrahje institucionale pas zgjedhjes së tij në krye të Skenderajt. Ndërsa kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, u ka bërë ftesë qytetarëve që të votojnë për atë që mendojnë që do t’i përfaqësojë më së miri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, kandidatit i pavarur, Bekim Jashari, ka falënderuar përfaqësuesit e Nismës për vizitën dhe njëkohësisht ka ftuar qytetarët që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar për ata që mendojnë që i përfaqësojnë më së miri.
“Unë edhe brenda i falënderova, e falënderoj edhe këtu para juve për vizitën që ma kanë bërë , baci Jakup me Fatmirin me stafin e vet dhe mbështetjen që e kanë tregu qysh nga fillimi i këtij procesi , që sot e dëshmuan me vizitën e vet fizikisht. Unë vetëm dua me i përshëndet gjithë qytetarët me uru që të kemi , zgjedhje të qeta të lira . Dilni shfrytëzojeni të drejtën e juaj votoni këndë ju keni dëshirë që mendoni qe ka me ju përfaqësua më mirë nesër “, tha Jashari.
Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi Për ti uruar kandidaturën në Skenderaj i pranishëm ishte edhe Jakup Krasniqi, kryetar i këshillit nacional të Nismës për Kosovën, i cili tha se këtë herë qytetarët e Skenderajt kanë një kandidatë shumë të mirë dhe i ka ftuar qytetarët e Skenderajt të dalin dhe ta votojnë Jasharin.
Përfaqësues nga Nisma për Kosovën, i uruan fitore dhe i ka ofruar edhe mbështetje institucionale pas marrjes së mandatit si kryetar, Bekim Jasharit.