Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një tubim elektoral në fshatin Atrazub të Malishevës, në të cilin kandidati për kryetar të Malishevës, Sami Kafexholli ka thënë se LDK-ja në Malishevë përherë ka qenë e përkushtuar në mbrojtjen e vlerave, në ndaljen e padrejtësive ndaj qytetarëve, nuk ka heshtur kurrë ndaj shkeljeve të shumta të ligjit nga pushteti i deritashëm, prandaj më 22 tetor duhet të ndodhë ndryshimi i madh.
“Programi ynë është hartuar në harmoni me kërkesat e qytetarëve. Pushtetarët e deritashëm keqpërdorën taksat e qytetarëve, pronën publike, politizuan çdo institucion shtetëror, prandaj duhet që sa më parë të shkojnë në shtëpi. Besimi dhe vota juaj për LDK-në do të thotë jetësimi i një qeverisjeje ndryshe nga kjo aktuale”, ka thënë Kafexholli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi potencoi se do të punojmë shumë në zhvillim ekonomik, administratë profesionale, arsim e shëndetësi të papolitizuar, përkrahje të madhe për bujqësi, rend, rregull, transparencë buxhetore dhe zero tolerancë ndaj krimit e korrupsionit.
Ndërsa, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se beson që kjo parti do të fitojë në Malishevë.
“Ne besojmë se një qeverisje e LDK-së i bën mirë Malishevës. E them këtë sepse ne kemi qeverisur në nëntë komuna në katër vjetët e fundit, në komunat më të mëdha, kemi qeverisur në mënyrën më të mirë, nuk kemi pasur asnjë skandal dhe në secilën prej tyre kemi arritur rezultate të mira”, është shprehur kreu i LDK-së.
Ai ka theksuar se përkrahja e madhe për LDK-në është shumë e madhe dhe kjo është vërejtur në Podujevë, Gjilan, Pejë, Viti, Lipjan, Fushë Kosovë dhe shumë komuna tjera.