Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Ahmeti: Vazhdojmë projektet për zhvillimin e Prishtinës

Sonte u mbajt tubimi në fshatin Prugovc, kur përveç kandidatëve për Kuvend Komunal folën edhe kryetari i Komunës Shpend Ahmeti si dhe nënkryetari i Vetëvendosjes Dardan Sejdiu, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Para banorëve të këtij fshati, Dardan Sejdiu foli për zotimet e realizuara në katër vitet e fundit, duke theksuar kështu përgjegjësinë e madhe të Vetëvendosjes karshi besimit që merr nga qytetarët. “Komuna e Prishtinës, prej se qeveriset nga VETËVENDOSJE!, është e vetmja Komunë pa asnjë aferë korruptive. E ndalëm të keqen, dhe i hap rrugë të mirës: dyfishuam numrin e çerdheve; ndalëm krimin urbanistik; hapëm komunën për qytetarët; i modernizuam Qendrat e Mjekësisë Familjare; investuam në përmirësim të cilësisë në arsim; digjitalizuam shërbimet administrative komunale; e shumë e shumë punë të tjera në të mirë të qytetarëve dhe në të mirë të Komunës”, tha ndër të tjera Sejdiu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shpend Ahmeti tha se në mandatin e radhës, kur edhe Kuvendi Komunal do të jetë me shumicë të asamblistëve të VETËVENDOSJE!-s, do të jetë shumë më i lehtë funksionimi normal i institucionet, dhe shumë më i lehtë zhvillimi i Komunës. “Prishtinës do t’i shtohet krahu i Kuvendit Komunal. Prandaj për mandatin e dytë kemi 100 Zotime. Realizimi i këtyre zotimeve do të jetë shumë më i lehtë me ndihmën e asamblistëve, me ndihmën e qytetarëve të Prishtinës. Do t’i vazhdojmë projektet tona për zhvillimin e Prishtinës, për Prishtinën qytet në çdo lagje. Për ne është e rëndësishme qasja e barabartë ndaj qytetarëve dhe orientimi i drejtë i investimeve, sipas nevojave tuaja”, theksoi Ahmeti.