Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një tubim elektoral në Klinë tha se kjo komunë është shembull i forcës së ndryshimit që përfaqëson partinë që drejton, sikurse që është shembull i qeverisjes së mirë dhe lidershipit të vendosur.
I pari i PDK-së, tha se ndër vendimet e para të kryetarit të Klinës Sokol Bashota, do të jenë që taksa komunale për bizneset e vogla të jetë zero, dhënia falas e tokës publike për të gjithë investuesit dhe ata ndërmarrës të cilët janë të interesuar të investojnë në Klinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Klina është shembull i forcës së ndryshimit që përfaqëson Partia Demokratike e Kosovës, është shembull i qeverisjes së mirë dhe lidershipit të vendosur. Sokol Bashota është kryetari me të cilin mburren qytetarët e Klinës, Sokol Bashota është njeriu unik që përfaqëson njeriun e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njeriun i cili dinë të jetë po ashtu një udhëheqës dhe një menaxher i suksesshëm i paqes. Me lidershipin e tij Klina është kthyer në njërën nga komunat më të sigurta dhe më të qeta të Republikës sonë. Me lidershipin e Sokol Bashotës Klina është bërë sot komunë e punës dhe në të njëjtën kohë e mirëkuptimit vëllazëror qytetar. Me lidershipin e Sokol Bashotës komuna e Klinës është bërë adrës e sigurt për qytetarët, për fermerët dhe për sipërmarrësit e Klinës, për arsimtarët, studentët, pensionistët, për familjet e dëshmorëve dhe të gjitha komuniteteve ndërfetare”, tha Veseli.
Veseli tha se me Sokol Bashotën komuna e Klinës është modernizuar në qytete dhe fshatra, ndërkohë që tha se janë shumë projekte të realizuar që mbajnë vulën e Sokol Bashotës.
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, qytetarëve të Klinës ju premtoj se çdo projekt i kryetarit Sokol Bashota do të jetë projekt i realizuar dhe i përkrahur nga qeveria qendrore.
Edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashota, ka folur për të arriturat e tij gjatë 10 vjetëve qeverisje me komunën e Klinës, përderisa premtoi edhe katër vite të tjera të ndritshme për këtë komunë nëse zgjidhet kryetar.
Ai premtoi ujë të pijshëm për të gjitha fshatrat e kësaj komune, rregullim të infrastrukturës dhe të gjitha mjediseve në fshatrat e Klinës. Ai ftoi qytetarët që të votojnë për PDK-në, në mënyrë që t’i thonë po zhvillimit dhe mirëqenies, ndërsa garantoi se nuk do ta lë Klinën në duart e atyre që nuk e duan.
“Nuk e lëmë Klinën në duart e atyre që nuk e dëshirojnë këtë vend, të atyre që nuk bënë asgjë për këtë vend. Prandaj, duke qenë i vetëdijshëm për nevojat e të gjithë juve, iu garantoj se edhe me mbështetjen edhe të kryetarit të partisë, njëkohësisht kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, projektet që janë për Klinën, dhe qytetarët e Klinës, për mandatin e ardhshëm do të jenë projekte që do të rregullojnë mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha ai.
Ai po ashtu u zotua se gjatë mandatit të ardhshëm, me përkrahjen edhe të kryetarit të Kuvendit të Republikës të Kosovës Kadri Veseli, do të implementojë projekte që do të rregullojnë mirëqenien e qytetarit të Klinës.