Gjatë një takimi që ka zhvilluar të martën me Igballe Rogovën, drejtoreshë e Rrjetit të Grave të Kosovës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, është zotuar se Programi i tij parash buxhetimin gjinor dhe përkrahjen financiare të çdo nëne që do të lind në Prishtinë.
“Barazia gjinore është prioritet i yni. Jemi zotuar që gjysma e drejtorive në Prishtinë do të drejtohen nga gratë dhe vajzat. Do të bëjmë buxhetimin gjinor, në mënyrë që gratë të përfitojnë financiarisht për projektet dhe bizneset e tyre. Buxhetimi gjinor parasheh që çdo nënë që lind fëmijë në Prishtinë do të përkrahet financiarisht”, ka thënë Abrashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se Programi i tij për Prishtinën parasheh fuqizimin e grave në sektorin privat nëpërmes Fondit të Punësimit dhe punësimin në sektorin publik, duke përfshirë administratën, arsimin, shëndetësinë etj.
Besa Zogaj nga Kryesia e LDK-së, ka thënë se Arbani si ministër na doli në ndihmë duke e përgatitur Ligjin për Buxhetimi Gjinor, ai përkrahi bizneset e grave “start up”, ndërsa ndihmoi financiarisht punësimin e 400 vajzave në sektorin e teknologjisë së informacionit.
“Unë kam besim në planin e Arbanit për fuqizimin e grave dhe vajzave. Ai është një person me kredibilitet, shumë profesional dhe njeri që i mban premtimet. Nuk kam asnjë dyshim se si kryetar i ardhshëm i Prishtinës do t'i mbajë të gjitha premtimet, duke përfshirë edhe këtë që po flasim sot për fuqizimin e grave dhe vajzave”, tha Zogaj.
Drejtoresha Rogova ka thënë se Abrashi ka dhënë dëshmi për përkrahjen e grave sa ka qenë në pozitën e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale. “Ju ishit jo vetëm përkrahës por edhe shtytës i projekteve të grave”, ka thënë Rugova, e cila ka kërkuar gjetjen e lokacionit për qendrën e tyre. Abrashi është zotuar se lokacioni për Rrjetin e Grave do të gjendet, për t’iu krijuar atyre kushte për punë në shërbim të komunitetit.
Kandidati i LDK-së për Prishtinën, ka shpreh admirimin e tij për Rrjetin e Grave në funksion të mbrojtjes, përkrahjes dhe fuqizimit të rolit të grave në shoqëri.
Ai ka thënë se zyra e kryetarit të komunës do të jetë e hapur për të gjitha organizatat e grave, për të cilat gëzon respekt.