Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Berisha premtoi rregullimin e infrastrukturës në lagjet Dardania dhe 11 Marsi & 2 Korriku

Tubimet elektorale të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha dhe kandidatëve për kuvend komunal të Nismës në Prizren, vazhduan në lagjet Dardania dhe 11 Marsi & 2 Korriku, ku, siç thotë kjo parti në komunikatë për media, “atmosfera e fitores përshkroi tërë ecurinë e këtyre tubimeve”.

Berisha falënderoi të pranishmit për mbështetjen, duke thënë se “jam i mirëinformuar për problemet me të cilat është ballafaquar kjo lagje me vite të tëra dhe sigurisht se tani bandat e parapolitikës në fushata zgjedhore praktikojnë shtrimin e rrugëve dhe trotuareve në lagjen tuaj në këmbim të votës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo po ndodh në lagje të ndryshme të Prizrenit, andaj kërkoj nga ju që mos bini pre e këtyre veprimeve për të trafikuar votën tuaj, sepse pas 22 tetorit do të jemi ne në qeverisje dhe ju garantoj se rregullimin e infrastrukturës së tërësishme në çdo lagje dhe fshat, e veçanërisht në lagjen 11 Marsi & 2 Korriku, që aq shumë është zgjeruar, e kemi detyrim dhe shërbim për ju. Ky është dallimi ndërmjet nesh dhe atyre që deri më tani kanë abuzuar me qytetarin dhe djersen e tij dhe po të njëjtit tentojnë përsëri që përmes riciklimit të krimit të organizuar, të vazhdojnë vjedhjen, korrupsionin si deri më tani. Po ashtu kur mungon siguria si element themelor për njeriun, aty kemi veç nëpërkëmbje dhe përbuzje për qytetarin. Tani kemi raste të përditshme të vjedhjeve nëpër shtëpi nga hajnat, duke tmerruar familjet tona. Si mund të jetë më keq se kur mungon siguria individuale dhe kur nëpërkëmbet dinjiteti njerëzor? Këtë e kemi dhuratë nga kjo qeverisje, prandaj qytetarët e Prizrenit tani më janë të vetëdijshëm se ndryshimi duhet të ndodhë, e ky ndryshim vjen vetëm me një kryetar që ka guximin për të marr vendime dhe me një koncept qeverisës ndryshe siç është Nisma socialdemokrate dhe ekipi i saj”, theksoi mes tjerash Zafir Berisha.

Pjesëmarrës ishin edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, bartësi i listës, Sinan Aliaj, si dhe kandidatët për Kuvend Komunal të Nismës, Ganimete Hoxha-Babuna, Enkelejda Gashi, Fatmir Gerdellaj, Erzen Musliu dhe Shemsedin Saramati, të cilat u zotuan se si kuvendarë do të jenë zëri i duhur për lagjet nga vijnë ata.