Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me bartësin e listës për asamble, Labinot Halilaj dhe asamblistët e kësaj ane, sipas PDK-së, ka marrë përkrahje të fuqishme në takimet elektorale në Polluzhë, Vërboc e Shtuticë, fshatra këto, sipas kësaj partie, bastione të PDK-së.
Lladrovci, Polluzhën dhe Shtuticën i ka quajtur “dy burimet e fuqishme të lirisë e krenarisë, besës e sakrificës, heroizmit dhe qëndresës, në Polluzhë e Vërboc, ritheksova se historia Drenicës ia dhuroi dje përgjegjësinë të jetë djep i UÇK-së, e neve sot ta ruajmë me dinjitet atë përgjegjësi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLladrovci, në një postim në Facebook, theksoi se vota për të dhe listën e PDK-së, është votë dhe përgjegjësi sepse “duhet të zbatojmë praktikat më të mira në arsim, më shumë përkujdesje shëndetësore, më shumë bursa, më shumë rrugë, kanalizime e fshatra me ujë të pijes, më shumë sipërfaqe nën ujitje, më shumë kujdes për disa kategori të shoqërisë tonë, më shumë angazhim për zbatim të ligjit, më pak shpenzime në komunë, më shumë subvencione e donacione, më shumë kushte për biznes, më shumë hapësirë për biznes, më shumë cilësi në punën e investimeve kapitale, më shumë ndryshim në cilësinë e jetës së qytetarëve. Ne jemi, PDK dhe Forca e Ndryshimit”, ka theksuar Lladrovci.
Postimi i plotë në Facebook:
Në dy burimet e fuqishme të lirisë e krenarisë, besës e sakrificës, heroizmit dhe qëndresës, në Polluzhë e Vërboc, ritheksova se historia Drenicës ia dhuroi dje përgjegjësinë të jetë djep i UÇK-së, e neve sot ta ruajmë me dinjitet atë përgjegjësi.
Kjo rrugë nuk është e lehtë sepse, duhet të zbatojmë praktikat më të mira në arsim, më shumë përkujdesje shëndetësore, më shumë bursa, më shumë rrugë, kanalizime e fshtra me ujë të pijes, më shumë sipërfaqe nën ujitje, më shumë kujdes për disa kategori të shoqërisë tonë, më shumë angazhim për zbatim të ligjit, më pak shpenzime në komunë, më shumë subvencione e donacione, më shumë kushte për biznes, më shumë hapësirë për biznes, më shumë cilësi në punën e investimeve kapitale, më shumë ndryshim në cilësinë e jetës së qytetarëve. Na jemi, PDK dhe Forca e Ndryshimit.
Më 22 tetor, thuaji po Forcës së ndryshimit. Fitores së PDK-së. Këto dy vatra të fuqishme të lirisë, e rikonfirmuan rrugën tonë të fitores!