Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Pacolli: Shkollat profesionale janë të domosdoshme

Sot në një debat me të rinjtë e Prishtinës të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Selim Pacolli nga AKR, foli për nevojën e domosdoshme të shkollave profesionale në Kosovë.

Të rinjtë e Prishtinës sipas tij duhet të kenë mundësi që të ndjekin edhe shkolla profesionale sepse, sipas Pacollit, tregu i punës ende përballet me mungesë të stafit të trajnuar dhe profesioneve të caktuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkollat profesionale Pacolli tha se në programin e tij parashihen alternativa të shumta që të rinjve të Prishtinës të ju rriten njëkohësisht edhe mundësitë e punës.

Gjithashtu Pacolli theksoi edhe për mundësinë e bashkëpunimit me kompani të mëdha botërore, ku si qëllim ai përmendi kthimin e fokusit të këtyre kompanive tek të rinjtë e Prishtinës.

Në këtë mënyrë, sipas tij, të rinjve të Prishtinës do t’u hapen mundësi më të mëdha të realizimit të projekteve të tyre.