Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Osmani: Presidenti po shkel Kushtetutën

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike e Kosovës, kanë akuzuar Presidentin Hashim Thaçi, se po keqpërdorë pozitën e tij për fushatë në Vushtrri dhe Klinë.

Lumir Abdixhiku, zëdhënës i shtabit të LDK-së tha se në javën e fundit në Podujevë po shpërfaqen lajme të rrejshme, transmeton ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, vërejtja e dytë është edhe rasti i shpifjes në Istog, ku po dëmtohet LDK-ja.

Vjosa Osmani ka thënë se Presidenti i Kosovës është duke keqpërdorë pozitën e tij për fushatë në Vushtrri dhe Klinë.

Ajo ka ftuar Presidentin të ushtrojë detyrën e tij në bazë të Kushtetutës dhe jo duke shkelur atë. Sipas saj, Presidenti po e shkel rëndë Kushtetutën.

Osmani tha se po shqyrtojnë mundësinë që këtë shkelje nga ana e Presidentit ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Image