Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

LDK-ja e meriton fitoren në Ferizaj, thotë Mustafa

“LDK-ja e meriton të fitojë, sepse LDK-ja dhe Muharrem Svarça di të punojë pa korrupsion dhe pa krim. Andaj, Svarça do të punojë për zhvillim të Ferizajt, di të punojë me qytetarët dhe për interesa të qytetarëve” kështu ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot pasdite në tubimin elektoral në Ferizaj.

Mustafa deklaroi se orientimin për qeverisje të mirë mund ta bëjë vetëm LDK, dhe se do t’i mundin të gjithë kundërshtarët politik me Muharrem Svarçën. Ai pohoi se fitorja është e LDK-së jo vetëm në Ferizaj, por në gjithë Kosovën, transmeton ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kërkojmë nga ju që me votë ta kryejmë punën me 22 tetor, sepse LDK-ja e meriton të fitoj, sepse LDK-ja dhe Muharrem Svarça di të punoi pa korrupsion dhe pa krim. Andaj, (Svarça) di të punojë për zhvillim të Ferizajt, di të punojë me qytetarët dhe për interesa të qytetarëve. Ata që punojnë për interesa të veta, ata që e kanë zhvatur këtë komunë dhe komuna të tjera, ata që e kanë kall Kosovën, ata nuk kanë drejtë ta kërkojnë votën e qytetarëve. Votën e qytetarëve e kërkojmë ne, fitoren e kemi ne, fitorja është e jona, besimi është I yni, prandaj qytetarë të nderuar që sot në këtë pjesëmarrje kaq të madhështore ja uroj Muahrrem Svarçes fitoren në Ferizaj”, theksoi Mustafa.

Kandidati për kryetar Muharrem Svarça duke treguar se në qeverisjen e tij kanë realizuar projekte të shumta si në infrastrukturë, shëndetësi, arsim, kulturë, sport, punësim, tha se për mandatin e ardhshëm do të vijnë projekte më tutje edhe më të rëndësishme dhe më të dobishme për qytetarët e Ferizajt.

Sipas tij, sot Ferizaj është vend i zhvillimit të ekonomisë dhe industrisë, dhe është vendi më atraktiv për zhvillim të biznesit. Ai tha se sot Ferizaj është shndërruar në fuqinë kryesore ekonomike të Kosovës, sepse tashmë përmbush buxhetin e Kosovës me 360 milionë euro dhe në mënyrë të drejtpërdrejt ndikon në zhvillimin e gjithmbarshëm, për këtë Sfarça kërkoi votën e qytetarëve të Ferizajt edhe për një mandate si kryetar i komunës.

“Kam vendosur të jem edhe për katër vjet krah bujkut në Prelez, Rahovicë, Softaj, Papaz, Tërnë, Greme, Balaj, Komogllavë e ku do tjetër. Kam vendor të jem krah mësuesve dhe nxënëseve, pran pleqve dhe njerëzve në nevojë. Kam vendosur të nxjerr kampion në shumë sporte, ekipe dhe individë. Kam vendosur ta bëjë Ferizajn qendër kombëtare të kulturës… Kam vendosur të jem krah biznesit vendës dhe që secili prej jush të ketë një vend pune. Kush e sheh sot Ferizajn vështirë do ta njohë pas katër vjetëve, sepse Ferizaj, edhe në këtë plan do të ketë suksese të jashtëzakonshme. Do të ketë biznese të shumta dhe të suksesshme si themele të zhvillimit ekonomik dhe të punësimit”, deklaroi Svarça.

Ai ka shtuar se do të këmbëngulin te Qeveria e Kosovës që përfundimisht të gjejnë zgjidhje hekurudha e qytetit, spitali rajonal, stadiumi i futbollit, trajtimi i ujërave të zeza, sigurimi i ngrohjes përmes djegies së mbeturinave si dhe funksionalizmi i trafikut urban e të tjera. Po ashtu ai tha se do ta zgjidhin edhe problemin e ujit të pijes, për fshatin Dardani, Zllatar, Greme dhe në Rakaj.

Kryetari i deritanishëm ka thënë se janë asfaltuar mbi 400 kilometra rrugë me infrastrukturë përcjellëse, trotuare, shtigje për biçikleta, ndriçime, kanalizime dhe të tjera. Për bujqësinë Ferizajt gjatë katër viteve të kaluara, ai tha se janë investuar mbi 10 milionë euro, si rast i veçantë në rajon është bërë subvencionimi i kamatave bankare për fermerët bujqësor, si dhe në qeverisjen e tij kanë hequr të gjitha taksat komunale për biznese dhe kanë krijuar ambient të favorshëm për biznese, duke krijuar katër mijë biznese me 5 mijë punëtorë të rinj.